We’ve updated our Terms of Use to reflect our new entity name and address. You can review the changes here.
We’ve updated our Terms of Use. You can review the changes here.
/
  • Streaming + Download

    Includes high-quality download in MP3, FLAC and more. Paying supporters also get unlimited streaming via the free Bandcamp app.
    Purchasable with gift card

      name your price

     

about

Viti që kaloi dhe ky që gjendemi tashmë na ka përballur me sfida dhe vështirësi të pa imagjinueshme dhe secilin prej nesh e ka ndikuar plotësisht në jetën e tij. Përtej vështirësive që solli pandemia, secili ka patur sfidat, problemet dhe drama të ndryshme që na ka çuar në atë pikë sa nuk mundemi më. Kjo këngë është për ty... kjo këngë është për mua.
NUK JE VETËM!

lyrics

Intro
Hej
E di, vijnë disa kohë që bëhet shumë e vështirë
dhe ndihesh që nuk mundesh me vazhdu më.
Por ky nuk është fundi...

Vargu 1
Ndonjëher vjen një nga ato ditë,
ky s’mundesh me
dhe do veç me u zhduk

Se dhimbja ty, ti ka bllokuar sytë,
dhe mendja është rënduar
edhe zemra është e ngurt’.

Dhe pyet, dhe sa mund të durosh?
Dhe k’saj vështirësie a mund ti bësh ballë,
a do ja dalësh?

Se barra është shumë e rëndë,
sa përpiqesh të ecësh
ti s’qëndron dot në këmbë.

Brënda ke lotë, je dorëzuar
por duhet ta fshehësh,
ata tek ty jan’ duke shpresuar.

Po mendon për një zgjidhje,
por duket që s’ka dritë,
dhe pyet: “dhe sa Zot dhe sa duron ky shpirt?”

Duket sikur asnjë s’të dëgjon,
ndihesh vetëm dhe asnjë s’të kupton, sikur asnjë s’të don.

Dyshon që dhe Zoti egziston!
A je i vertet??!!

Refreni
Dhe kur s’të shikoj
Ti je aty si diell pas reve ndriçon,
(ndriçon)
Dhe kur unë s’të ndjej
Ti je aty pranë meje dhe më mbron,
(më mbron)

Vargu 2
Mendon se jeta jote do jetë vetëm natë,
por harron që mëngjesi do të vij prap.
Kujton se jeta jote do jetë vetëm stuhi,
por dielli do të dal dhe ylberin do të shohësh ti.

Sot është "e premte" por "e Diela" vjen shpejt,
ku lotët e vajtimit do të kthehen
në britma gëzimi.
Dhe forca të reja do të kesh
porsi shqiponjë ti
do të ngrihesh

Refreni
Dhe kur s’të shikoj
Ti je aty si diell pas reve ndriçon,
(ndriçon)
Dhe kur une s’të ndjej
Ti je aty pranë meje dhe më mbron,
(më mbron)

RnB/Ura
Shpreso, ti forcë merr
vetëm nëpërmjet Atij
që kurr’ s’t’ka lënë dhe të mbanë në pëllëmbë të Tij.
Ai që gjithnjë premtimet i mbanë,
I njëjti prej fillimit,
kurr’ s’të zhgënjen.

Refreni 2x
Dhe kur s’të shikoj
Ti je aty si diell pas reve ndriçon,
(ndriçon)
Dhe kur unë s’të ndjej
Ti je aty pranë meje dhe më mbron,
(më mbron)


Pranë, Pranë
Gjithmonë ti Zot pranë meje je
Pranë, Pranë
Gjithmonë ti Zot pranë meje je

Psalmet 34:18

credits

released October 20, 2021
Lyrics: C-Style
Beat: Khi Rho Beats (www.khirhobeats.com)
Recorded: Shtëpia Records
Mix & Master: Aaron Smith (Shtëpia Records)
Video: Jordan Silva (Silva Design Co)

license

all rights reserved

tags

about

Shtëpia Records Kosovo

contact / help

Contact Shtëpia Records

Streaming and
Download help

Redeem code

Report this track or account

If you like Pranë, you may also like: