We’ve updated our Terms of Use to reflect our new entity name and address. You can review the changes here.
We’ve updated our Terms of Use. You can review the changes here.
/
  • Streaming + Download

    Includes high-quality download in MP3, FLAC and more. Paying supporters also get unlimited streaming via the free Bandcamp app.
    Purchasable with gift card

      name your price

     

about

“Noel” do të thotë Krishtlindje.
Zoti i gjithë krijimit zgjedh të vij në këtë botë si një foshnje për të përmbushur planin e Tij për të shpëtuar njerëzimin.
Ndërsa e dëgjon këtë këngë, imagjinoje veten sikur je duke e ndjekur këtë ngjarje nga afër dhe merr pjesë në festën e engjëjve, dijetarëve dhe barinjve!

lyrics

Ref. (Edlira)
Noel Noel
Ngazëllohu botë
Jo më nuk je në terr

Si agim shpresa vjen
Paqe midis nesh Ai sjell
Emanuel

Vargu 1
Ishte një natë
jo si çdo natë tjetër
qielli ishte i kthjellët
yjet ndrinin tepër.

Por më shumë
një yll po shkëlqen,
rrugën tre dijetarëve
ai po ja rrëfen.

Udhëtuan
nga shumë larg dhe shumë ditë,
Se e kuptuan,
u përmbushën profecitë.

“N’betlehem do t’lind
Ai që do prij popullin e tij”
dhe Mbretit të porsalindur
ata duan t'i japin lavdi.

Disa barinj ndër fusha
tufat po i ruajnë
si dritë lavdia e Zotit shfaqet
dhe ëngjëlli jep një lajm:

“Mos kini frikë,
po ju shpall një lajm të mirë,
Krishti, Zoti, Shpëtimtari
sot për ju ka lind.”

Dhe një ushtri e madhe qiellore,
bashkohet në çast,
Plotë gëzim, si një kor
këndonin bashkë :

“Lavdi Perëndisë
në lartësi,
Paqe në tokë për njerëzit
që ai ka dashuri”

Ref. (Edlira)
Noel Noel
Ngazëllohu botë
Jo më nuk je në terr

Si agim, shpresa vjen
Paqe midis nesh ai sjell
Emanuel

Vargu 2
Dhe ja aty i shtrirë në një grazhd
mbështjellë me pelena,
rrethuar me kafshë.
Zoti i gjithë krijimit zgjodhi të vij,
si drita në terr
të ndriçoj njerëzit e tij.

Ar, temjan edhe mirrë
dhuruan dijetarët
për Mbretin që ka lind.
Barinjtë foshnjen kur e panë
filluan ta adhurojnë
sepse qe siç engjëlli kishte thënë

Fëmija me emrin jezus,
Mbreti i premtuar,
nga lashtësia është thënë
njerëzit ka për ti çliruar

nga robëria, dëshpërimi
të pastër ti bëj sërish,
me Atin ti pajtoj
plangprishësi të vij në sh’pi

Do të quhet: Princi i paqes,
At’ i përjetshëm,
Perëndi i fuqishëm,
Këshilltar i mrekullueshëm.

Mbi supet e tij
do t’qëndroj i gjithë sundimi.
Ndaj për k’të Mbret të ri,
le t’filloj kremtimi!

Ref. (Edlira)
Noel Noel
Ngazëllohu botë
Jo më nuk je në terr

Si agim, shpresa vjen
Paqe midis nesh ai sjell
Emanuel

credits

released December 16, 2022
Produced: Aaron Smith, C-Style
Lyrics & Melody: C-Style, Edlira Spaho
Recorded: Shtëpia Records
Mix & Master: Aaron Smith (Shtëpia Records)
Video: Aaron Smith (Shtëpia Records)

license

all rights reserved

tags

about

Shtëpia Records Kosovo

contact / help

Contact Shtëpia Records

Streaming and
Download help

Redeem code

Report this track or account

If you like Noel, you may also like: